Stil

Jo veç rep artist – Mc Kresha, certifikohet si trajner futbolli


Rep artisti mitrovicas Mc Kresha duket se po mendon për të ardhmen e tij, ndoshta edhe jashtë muzikës.

Kësisoj, yllin e hitit “Era” do të keni mundësinë që herë dokurdo ta shihni në fushën e jeshile, pasi që tanimë Kresha ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFA-s për licencë në kategorinë ‘C’.

Një diplomë e tillë përfshinë një minimum prej 60 orësh arsimimi, derisa 50 sosh i kushtohen studimit të përmbajtjes interaktive të udhëhequr me një minimum prej 10 orësh të përbërë nga përvoja në punë.

Kursi është rezultat i ndërmjetësimit gjysmë për gjysmë të aktivitetit në fushë dhe jashtë saj, e të njëjtin ai e ka përfunduar në Tiranë, derisa angazhimin e ri të Kreshës e ka konfirmuar Prive, transmeton AlbanianPost.

Gjithsesi, kujtojmë se së fundmi Mc Kresha ishte pjesë e albumit të ri të rep artsitit tjetër, Ledri Vula, me këngën “ 2 pasaporta”, pjesë e së cilës ishte edhe kolegu i dyshes, Vig Poppa.

Në anën tjetër “Jerëm” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Mc Kresha në kuadër të labelit të tij PINT.

Kjo këngë ishte në bashkëpunim me anëtarin tjetër të këtij grupi, rep artistin Lyrical Son, derisa dyshja bashkë kanë grumbulluar afro 2 milionë klikime që prej publikimit në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore