Sport

Jo Chelsea, por Manchester United kryeson garën për transferimin e Onana-s


Burime të shumta në Itali raportojnë se Manchester United po udhëheq garën për të nënshkruar me portierin e Inter-it.

Mediat italiane pretendojnë se “Djajtë e Kuq” po bëjnë presion për të nënshkruar me portierin  kamerunas, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij të parë me zikaltrit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Manchester United është gati për të bërë një ofertë, ndërsa gazeta tjetër italiane, “Il Corriere dello Sport” shkroi se Onana do të bashkohet përsëri me trajnerin e United-it, Erik ten Hag, duke qenë se dyshja kanë punuar së bashku në Ajax.

Çmimi i kërkuar i Inter-it për Onana-n është rreth 60 milionë euro.

Nga ana tjetër, portieri i Empoli-t, Vicario, shihet si zëvendësues i portierit kamerunas, i cili do t’i kushtonte Inter-it rreth 25 milionë euro.

Të martën, presidenti i toskanëve, Fabrizio Corsi, tha se një klub i madh në Serie A e kishte telefonuar duke i kërkuar informacion për italianin pasi ata mund ta shesin portierin e tyre jashtë vendit.

Chelsea mendohej se do të kryesonte garën për Onana-n, por Manchester United tani kryeson garën për 27-vjeçarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore