Lajme

Jill Biden kritikohet për krahasimin e hispanikëve me tacos-in


Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden ka shkaktuar zemëratë në komunitetin e hispanikëve pasi i krahasoi me “tacos”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar fjalën e Biden në Texas.

“Diversiteti i këtij komuniteti, po aq i dallueshëm sa bodegat e Bronx-it, aq i bukur sa lulet e Miami-t dhe po aq unik sa tacot këtu në San Antonio”, ishin fjalët zonjës së parë.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë (NAHJ) reagoi fill pas deklaratës se “ne nuk jemi tacos”.

Komenti i saj vjen në një periudhë kritike për popullaritetin e presidentit Joe Biden me votuesit hispanikë.

Biden i shqiptoi gabimisht gjithashtu dyqanet e njohura “bodega” si “bogedas”.

Zonja Biden u kritikua më parë në mars të vitit 2021 pasi dështoi në shqiptimin e frazës spanjolle, “Sí se puede” (Po ne mundemi), në vërejtjet për punëtorët e fermës në Delano, Kaliforni.

Konservatorët kryesuan kritikat ndaj komenteve të fundit të Jill Biden.

“Nuk është çudi që hispanikët po ikin nga Partia Demokratike!”, shkroi në Twitter – përfaqësuesi amerikan Andy Biggs.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore