Sport

Jesus, emri për sulmin e Juventus-it


Që kur është emëruar Allegri si trajner i Juventus-it, bardhezinjtë kanë filluar kërkimet për alternativa në sulm.

Kjo vjen pasi Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të largohet nga torinezët.

Marrëdhënia e portugezit me trajnerin Allegri nuk është më e mira, dhe kjo mund ta shtyjë atë drejt largimit.

Juventus ka filluar bisedimet me disa sulmues.

Emrat e përmendur deri më tani janë ata të Icardi-t dhe Milik-ut.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i sulmuesit brazilian të Manchester City-t, Gabriel Jesus.

24-vjeçari nuk është i preferuari i Guardiola-s. Kjo vjen pasi që City po kërkon një sulmues tjetër, pas largimit të Aguero-s, duke mos llogaritur në sulmuesin Gabriel Jesus.

Juventus është gati të ndërhyjë që të transferojë sulmuesin.

Klubi italian gëzon marrëdhënie shumë të mirë me Manchester City-n, dhe tani ka nisur negociatat me lojtarin dhe klubin anglez.

Nga City, Jesus vlerësohet diku rreth 60 milionë euro, shifër kjo që Juventus do të tentojë ta ulë të paktën në 50 milionë.

Moise Kean është një tjetër emër i përmendur si alternativë për sulmin bardhezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore