Muzikë

Jep dorëheqje menaxheri i Britney Spears, paralajmëron tërheqjen e përjetshme nga muzika të pop yllit


Menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph, i cili ka menaxhuar këngëtaren që nga fillimet e sukseseve të saj në mes të viteve 90-ta, ka dhënë dorëheqjen teksa ka shtuar se këngëtarja ka shumë mundësi që së shpejti të tërhiqet nga muzika përfundimisht.

Në një letër dërguar konservatorëve të Spears, Jamie Spears dhe Jodi Montgomery, Rudoplh kishte treguar se ka kohë që ai nuk ka pasur kontakt me Britney, teksa ka shtuar se këngëtarja e ka shprehur dëshirën e saj për tu pensionuar nga muzika.

“Kanë kaluar mbi 2 e gjysmë vjet që kur Britney dhe unë komunikuam për herë të fundit, në të cilën kohë ajo më informoi se donte të bënte një ndërprerje të punës së pacaktuar. Më herët sot, unë u bëra i vetëdijshëm se Britney kishte shprehur qëllimin e saj për t’u pensionuar zyrtarisht”.

“Unë kurrë nuk kam qenë pjesë e konservatoritetit dhe as e veprimtarisë së saj, kështu që nuk jam privat i shumë prej këtyre detajeve. Fillimisht u punësova me kërkesën e Britney për ta ndihmuar në menaxhimin dhe ndihmën e saj në karrierën e saj. Dhe si menaxher i saj, unë besoj se është në interesin më të mirë të saj që unë të heq dorë nga ekipi i saj pasi shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme”, ka shkruar Larry Rudolph.

Ai shtoi se i uroi Britney “gjithë shëndetin dhe lumturinë në botë”.

Vendimi i tij erdhi një “stuhi” ngjarjesh në jetën e artistes, e  cila që nga viti 2008 ajo i është nënshtruar një konservatoriteti të caktuar nga gjykata që i kufizon liritë e saj për arsye të shëndetit mendor.

Gjatë muajit qershor, Britney Spears, u paraqit në një seancë gjyqësore dhe e karakterizoi konservatorin si “abuziv”.

Ndërsa, javën që lamë pas një gjykatës mohoi kërkesën e artistes për të hequr Jamie Spears nga konservatori.

Nëse Britney do të dilte në pension, kjo do të sillte në fund një nga karrierat më të suksesshme dhe të vëzhguara në historinë e SHBA-ve.

Gjashtë nga nëntë albumet e saj kanë kryesuar në top listat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këngë të tilla si “Baby One More Time”,” Oops! I Did It Again” dhe “Toxic”, shënuan kthesë në të gjithë globin në përcaktimin e muzikës pop.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore