Aplikacione

Jeff Bezos tani pjesë e ‘Threads’


Pesë ditë pas publikimit të Threads, mbi 100 milionë persona janë bashkuar në platformë, dhe ky numër vazhdon të rritet.

Në këtë listë të përdoruesve të Threads gjenden individë nga fusha dhe industritë e ndryshme, duke përfshirë teknologjinë dhe botën e filmave.

Së fundi, Jeff Bezos, pronari i Amazon, i bashkohet kësaj liste.

Bezos bëri njoftimin për regjistrimin e tij në Threads nëpërmjet një postimi në profilin e tij. Ai pyeti për një rekomandim për ushqim të mirë, duke kërkuar ndihmën e miqve.

No description available.

Përgjigja e shpejtë ishte nga Mark Zuckerberg, CEO i Meta-s, i cili e mirëpriti Bezos-in me një koment: “Gëzohem që je këtu!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore