Bota

Jeff Bezos, filantropi më bujar i 2020-ës


Dhjetë milliardë dollarë janë dhuruar nga njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, përgjatë vitin 2020. Kjo e bën atë filantropin më bujar në botë.

Kjo shumë, përkon me mbi 10% të pasurisë tërësore të Bezos. Pasuria e Bezos në vitin 2020 ishte 188 miliardë dollarë.

Fakti interesant është se shuma e nëntë filantropëve që pasojnë Bezos në listë, arrin në tërësi 2.6 miliardë dollarë. Kjo tregon kontributin shumë të lartë që Bezos ka dhënë për bamirësi.

Shumica e fondeve të Bezos ka shkuar për çështjet klimatike. Ai ka dhuruar 790 milionë dollarë në 16 organizata që merren me çështjet mjedisore.

Bezos ka hapur dhe fondacionin e tij për mbrojtjen mjedisore. Fondacioni Bezos Earth Fund, është kthyer ndër më të rendësishmit në botë përsa i përket mbrojtjes mjedisore.

Bezos është themeluesi i Amazon-it. Ai u kthye në personin e parë në botë pasuria e të cilit kaloi vlerën e 100 miliardë dollarëve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore