Shqipëria

‘Javët e Evropës’ ndalon në sheshin Skëndërbej


Të dielën e 16 majit. ‘Javët e Evropës’ do të ndalen në sheshin Skëndërbej.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri, në një postim në median sociale Twitter.

Gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të kalojnë nga sheshi Skëndërbej, për t’u bërë pjesë e programeve kryesore të organizuar nga ambasador i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

“Në orën 18:00 Mr Cool do të interpretojë një set të veçantë Dj, pasuar nga koncerti ‘Frymë’, nga Vlashent Sata”, shkruhet në njoftim.

“Do të jemi në rrugë për tre javë, duke ndaluar çdo ditë në bashki të ndryshme. Pjesën më të madhe prej tyre, e vizitojmë për herë të parë”, ka prezantuar më herët ambasadori i BE-së, nismën “Europe is here” (Evropa është këtu)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore