Kosova

Jasharaj për Qeverinë Kurti: Na e ka vënë shqelmin në qafë


Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Kurti se nuk po hap rrugë për dialog me sindikatat.

Sipas Jasharit, qeveria aktuale ua ka vënë shqelmin në qafë.

“Kjo Qeveri që erdhi me pompozitet se do të kemi lule dritë, që kemi menduar se është partia më e afërt me sindikatat pasi ka programin social, po del se është partia e cila na ka qit nëse mundet, shkelmin në qafë, për sulmin që bënë kjo parti ndaj individëve të sindikatave”.

“Po ashtu, edhe disa deputetë, e kanë kot, SBASHK-u do të vazhdojë rrugën e vet. Prandaj, ju lus juve që e dëgjoni zërin tonë, të kemi Ligj për sigurimet shëndetësore që do ta bëjnë ekspertët dhe të kemi ndryshim për ligjin për skemat pensionale të njihen kontributet pensionale që ta marrin pensionin e punës e jo atë të pleqërisë”, tha Jasharaj.

Ai gjatë një tyrezë diskutimi me temë “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”, të organizuar nga grupi paralmentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar edhe grevë.

“Fatkeqësia e madhe është se në 21 vitet e fundit, Qeveria e tanishme është shembulli më i keq i dialogut, madje nuk ka dialog fare dhe kjo i ka sjellë sindikatat në këtë pozitë. Është mirë që së paku opozita po hapë derë për dialog. Ju deputetë, besoj që zërin tonë do ta përçoni edhe në Parlament”.

Qeveria e Kosovës.

Ai madje ka shprehur edhe qëndrimin e tij për 100 eurot e ndara nga Qeveria.

“Këto dy çështje që i keni ngritur krahas Ligjit të pagave që e përcakton të ardhmen e secilit prej nesh krahas kërkesës modeste për 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave, e që Qeveria bëri një lojë tjetër për ta futur krejt popullin e Kosovës në luftë me ne, kinse ‘shiko, hiqu tyre se ne iu japim të gjithëve’. Ne nuk kemi sigurime shëndetësore”.

Edhe deputeti nga AAK-ja Shemsedin Dreshaj, theksoi se Kosova që 20 vjet po përballet me dy probleme të mëdha.

“Dy problemet të cilat qe 20 vjet i kemi në shpinë dhe nuk po mund t’i adresojmë në adresën e saktë. Përballë jemi me një fluks të madh, me një gjakderdhje të madhe qoftë materiale e njerëzore që po na ndodhë në vend për problemet sociale të pazgjidhura në vend”.

“Këto probleme drejtpërdrejt ndërlidhen me sigurimet shëndetësore dhe me skemat pensioanle që i kemi brenda. Kështu që kjo nuk e lenë anash fare Ligjin e pagave që është po ashtu një brengë e madhe lidhur me mirëqenien tonë dhe me shportën tonë të përditshme”.

Në anën tjetër, shefi i grupit të AAK-së Besnik Tahiri, ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur ekzekutivin lidhur me çështjen e sigurimit shëndetësorë ngjashëm sikur edhe për skemat sociale.

“Në temën e parë për sigurimet shëndetësore, këtu nuk jemi për t’ia drejtuar gishtin dikujt, për shkak se edhe ne kemi qenë në Qeveri, edhe ne kemi mundur ta bëjmë. Tek skemat sociale në Kosovë, kostoja e skemës sociale në Kosovë është shumë e lartë. Për këtë skemë si Grup Parlamentar ne e kemi mbështetur krahas programit të Bankës Botërore”.

Gjithashtu, edhe sindikatat e tjera kanë kërkuar që të zbatohen të drejtat e tyre për sigurimet shëndetësore, për skemat pensionale dhe njohjen e stazhit të punës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore