Kultura

Japonia dhe rregullat e saj ndaj turistëve


Nëse shkoni për herë të parë në Japoni ju do të dalloheni menjëherë, që jeni i huaj. Japonia ka një nga sistemet më të komplikuara të konventave shoqërore dhe rregullave të sjelljes.  Një turist i papërvojë që viziton këtë vend për herë të parë lehtë mund të hutohet dhe të ngatërrojë gjërat. Njerëzit vendas lehtë mund të dallojnë të huajt në turmë nga gabimet në dukje të parëndësishme që ata bëjnë.

Ja cilat janë disa nga rregullat që shkelen.

Të huajt kujdesen më pak për qëndrimin e tyre

Japonezët lehtë mund të dallojnë një të huaj nga sjellja e tyre. Njerëzit vendas thonë se shumë turistë kanë një të ashtuquajtur “shpinë mace”.

Japonezët përdorin parfum më rrallë

Njerëzit lokalë janë shumë të ndjeshëm ndaj aromave, prandaj shpesh herë parfumet janë shumë të forta. Sipas themeluesit të një butiku parfumesh, japonezët madje mund t’i perceptojnë këto aroma si fyese.

Është e papërshtatshme të tregosh supet në Japoni

Gratë japoneze përpiqen të mbulojnë barkun dhe shpatullat, edhe kur jashtë është nxehtë. Ata shpesh mbajnë çadra dhe doreza të gjata ndërsa përpiqen të mbrohen nga dielli.

Është zakon të fshehësh tatuazhet në Japoni

Tatuazhet në Japoni nuk janë aq të përhapura sa në pjesën tjetër të botës. Njerëzit që i kanë i fshehin ato me ndihmën e rrobave kur shkojnë në punë ose në një vend publik.

Ju nuk keni nevojë të hapni dyert e taksive vetë

Sigurohuni që të mos prekni derën e makinës sepse është shoferi që e hap atë për pasagjerin.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore