Lajme

Janez Jansha: FakeNews lajmi për ndryshimin e kufijve në rajon


Politikani nga Holanda, Johannes Cornelis “Hans” van Baalen, President i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës “ALDEParty”, i ka reaguar kryeministrit të Sllovenisë Janez Jansha në Twitter duke i thënë se është i tronditur nga sugjerimet e papërgjegjshme rreth rikonfigurimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor sepse një gjë e tillë destabilizon jo vetëm rajonin por edhe më gjerë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Sllovenisë Janez Jansha, i cili i ka replikuar duke i thënë se të gjithë jemi të tronditur që ALDEParty dhe Hans van Baalen po shpërndaj lajme të rreme dhe krejt kjo po bëhet për luftë të brendshme politike nga miqtë e tij në Slloveni.

Baalen në Twitter i kishte thënë se është e rrezikshme ideja e ndryshimit të kufijve.

“Është tronditur nga sugjerimet e papërgjegjshme për të rishikuar hartën e Ballkanit Perëndimor, rrezikon stabilitetin, paqen dhe integrimin në BE.”

Ai tutje ka thënë se të gjithë partnerët duhet reaguar dhe duhet distancuar nga çfarëdo plani që sjell jostabilitet.

“Ne presim që të gjithë partnerët e koalicionit përfshirë SMC të distancohen menjëherë nga këto plane përçarëse!” ka shkruar ai.

Ndërsa, Albanian Post ka siguruar dokumentin e përfolur ditën e enjte dhe të njëjtin e ka publikuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore