Sport

James drejtuar Williams-it: Faleminderit për gjithcka që ke bërë për tenisin, je më e madhja e të gjitha kohërave


LeBron James dhe Serena Williams

Një nga lojtarët më të mëdhenjë në historinë e basketbollit, LeBron James, përmes një video në Twitter përgëzoi teniseren Serena Williams, për karrierën e saj fantastike.

Në videon e postuar nga James ai tha: “Wow, ku të filloj. Së pari, mund të filloj duke të thënë urime, për një karrierë të pabesueshme. Ti je më e madhja e të gjitha kohërave. Çfarë ke bërë për sportin e tenisit, ajo që ke bërë për gratë dhe ajo që ke bërë për kategorinë e sportit, është e paprecedentë. Ka qenë një nder të shikoja udhëtimin tënd”.

Në fund, LeBron vazhdoi ta falënderojë atë për të gjithë ata që ka frymëzuar me karrierën e saj në tenis: “Dua të them faleminderit që ishe ky frymëzim për kaq shumë njerëz. Fitore, humbje ose barazim, nuk kishte rëndësi, të gjithë e dinim se Serena Williams është më e madhja”.

Serena Williams përfundoi karrierën e saj 27-vjeçare në tenis me një performancë fantastike të US Open në disfatën nga Ajla Tomljanovic në Flushing Meadows.

Williams, 40 vjeç, la gjithçka në fushë për më shumë se tre orë, duke hapur setin e parë me kontroll të plotë, por humbi katër geme radhazi, pasi kryesoi 5-3.

Pas përfundimit të ndeshjes, Williams shpërtheu në lot, dhe la hapësirë se ndoshta mund të kthehet përsëri për të luajtur tenis.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore