Lajme

Jakshiç: “Dy milionë eurot donacion nga Serbia për komunën e Nikshiçit, janë krejtësisht politike”


Komentuesi i politikave të jashtme të Ballkanit, Bosko Jakshiç

“Donacioni prej 2 milionë eurove nga Serbia për Komunën e Nikshiçit në Mal të Zi është shprehje e mirënjohjes ndaj votuesve pro-serbë të asaj pjese të Malit të Zi, dhe shprehje e një afeksioni të caktuar politik i cili vetëm sa do të thellojë edhe më shumë ndarjet brenda vendit”.

Kështu deklaroi komentuesi i politikave të jashtme të Ballkanit, Bosko Jakshiç, në një intervistë dhënë për “Dnevne”.

Sipas tij, donacioni nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përfaqëson dimension politik, ndonëse e ka paraqitur me ngjyrime ndryshe.

“Një donacioni i tillë është ekskluzivisht politik dhe investim politik”, transmeton CdM.

“Në kohën kur premtimi parazgjedhor u bë, u bë politikisht, as ekonomikisht as humanitarisht”, thekson Jakshiç.

Gjithashtu Bosko Jakshiç komentoi marrëdhëniet e mjegullta mes Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe tha se “ato edhe ashtu nuk kanë qenë kurrë të afërta”.

“Mendoj se Krivokapiç dhe Vuçiç kanë qenë në distancë nga njëri tjetri. Nëse e kujtojmë se që nga fillimi Krivokapiç është zgjedhur nga shpirti i shenjtë i Malit të Zi, Amfilohije Radoviç, i cili ishte njëri nga kritikët më ashpër të Vuçiçit”, rikujton analisti politik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore