Stil

Ja si duhet të visheni në plazhe të ndryshme


Vera sjell me vete edhe tendencat e reja, për plazh. Ja disa veshje të sugjeruara për meshkuj.

 Plazhi në qytet

Plazhet që janë të vendosura në qytetet buzë detit, priren të tërheqin një turmë që orientohen drejtë modës. Kushdo që ka vizituar Barcelonën, për shembull, do të ketë parë nga afër se si vendasit ‘përziejnë’ veshjet tradicionale të plazhit me diçka që ju përafrohet veshjeve të rrugës.

Prandaj këshillohen pantallonat e shkurtra dhe kapele në formë tasi, kombinuar me ndonjë bluzë me logo. Një palë syze dielli me kornizë katrore do të ishte detaji perfekt për t’i bërë të gjithë të kthejnë sytë nga ju.

 Një ‘look’ bohemian

Kur vjen puna tek një ‘look’ bohemian është e lehtë të gabosh; shumë veshje me ngjyra nga më të ndryshmet mund t’ju bëjnë të dukeni si një karikaturë. Këtu duhet të luani zgjuar dhe ne ju sugjerojmë një ide kombinimi mes pantallonave të shkurtra për not dhe një ‘hoodie’ (pulovër) të ngjyrosur si në foto.

 Plazhi i aventurave

Sigurisht, pantallonat e shkurtra për not dhe shapkat janë të përshatashme për një plazh mesdhetar. Por e njëjta veshje do t’ju bëjë të ndiheni demode në plazhet e egra dhe me erë të Skocisë veriore.

Një plazh ‘boujee’

Një plazh i pazakontë – i një lloji që është i hapur vetëm për pushuesit e hotelit ngjitur me pesë yje, ose ata që janë të gatshëm të paguajnë një tarifë të madhe për të marrë edhe vetëm një shezlong – vështirë se është vendi për ato pantallona të shkurtra që keni patur për vite me radhë.

Në vend të tyre, ne do të rekomandonim vetëm pak elegante dhe të shtrenjta.  Provoni një këmishë të lehtë të shoqëruar me një çantë dhe disa bizhuteri delikate (ose një orë të hollë) .

 Plazhi tropikal

Një ditë ‘dembele’ e kaluar në një plazh tropikal kërkon shumë pak nga veshjet tuaja. Në të vërtetë, e vetmja gjë për të cilën vërtet duhet të shqetësoheni këtu është rreziku i mbingarkesës dhe ne ju kemi sugjeruar këtë pamje të thjeshtë duke patur pikërisht këtë në mendje.

Një palë sandale, syze dielli dhe pantallona të shkurtra të kombinuara me një këmishë dhe një çantë të mbushur me disa gjëra bazike, që mund të përfshijë një peshqir dhe krem plazhi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore