Bota

Izraeli shtyn gjyqin e Netanyahut


Gjykata ka shtyrë seancën e gjyqit ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për një kohë të pacaktuar. Shtyrja e gjyqit erdhi për arsye të bllokimit në vend, për parandalimin e coronavirusit.

Netanyahu është akuzuar për ryshfet dhe mashtrim. Ai i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur si të pavërteta.

Në muajt e fundit, populli izraelit është ngritur në protesta. Ata kërkuan dorëheqjen e Netanyahu-t, lidhur me akuzat dhe trajtimin e Qeverisë për krizën e coronavirusit.

Izraeli, kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve me coronavirus. Gati 20% e popullsisë kanë marrë dozat e para të vaksinës.

Netanyahu, ka deklaruar, se ka siguar vaksina të mjaftueshme deri në fund të marsit.

Për fushatë zgjedhore ai po përdor si strategji vaksinimin e shpejtë të popullsisë. Izraeli do të mbajë zgjedhjet për të katërt-en herë, në më pak se dy vjet.

Ai u ka bërë thirrje izraelitëve që të respektojnë kufizimet për parandalimin e coronavirusit.

Kufizimet do të zgjasin të paktën dy javë. Shkollat dhe bizneset janë mbyllur ditën e premte, ndërsa  transporti publik është i kufizuar.

Izraeli ka raportuar rreth 4 mijë vdekje nga coronavirusi, duke përfshirë 474 mijë raste që nga fillimi i pandemisë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore