Jetesë & Stil

Izolimi nga pandemia ndikoi, në lidhjet e ngushta miqësore


Më ardhjen e pandemisë, ndryshoi edhe mënyra e jetesës. Asnjë rrugë me njerëz, asnjë bisedë dhe asnjë korsi e populluar.

Deri në mbyllje shumica e njerëzve nuk kishin kuptuar që ecja dhe bisedat me njerëzit ishin në të vërtetë një terapi. Ndërsa për disa ka qene e kundërta.

Ky ka qenë dimri i bisedave të sinqerta për gjendjen e vërtetë të martesave, fëmijëve, karrierës, plotësimin e boshllëkut kur fëmijët rriten dhe largohen,  zemërimin dhe ankthin, përballimin ose jo të emocioneve të vjetra nga përvojat e një viti të mbushur plot. Kështu që mbase nuk është për t’u habitur që ndërsa vetmia ka brejtur shumë prej nesh gjatë pandemisë, hulumtimet tregojnë se për disa ajo ka pasur efektin e kundërt.

Një studim social i kryer në Kolegjin universitar të Londrës, tregon se si ka ndikuar pandemia në jetën tonë shoqërore dhe emocionale.

Nga studimi i një grupi të anketuarish, 22% menduan se miqësitë tyre ishin përkeqësuar, ndërsa 15% menduan se ato ishin përmisuar.

Covid mund të na ketë mbajtur fizikisht në distancë, por po provon çuditërisht përshtatjen për një lloj të caktuar miqësie, një që bazohet më pak në bërjen e gjërave së bashku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore