Sport

Iu tha se mund të largohet, United nuk pranon shitjen e Lingard


Manchester United ndali largimin e Jesse Lingard nga klubi duke refuzuar çdo kërkesë që erdhi në drejtim të tij.

Klubi thotë se ky ishte plani i tyre, por disa ditë më parë ata i kishin thënë Lingard-it se ai mund të largohet.

Jesse kishte oferta nga Newcastle dhe West Ham, por United as nuk i morri parasysh këto lëvizje.

29-vjeçari do mbetet pa kontratë në qershor, dhe atëherë me shumë mundësi do të largohet nga “Old Trafford”.

Mirëpo dëshira e tij ishte të largohej këtë muaj, pasi ai nuk startoi asnjë ndeshje në Premier League që nga viti 2020.

Ai u premtua minuta kur u rikthye në klub, por ato rrallë i gjeti gjatë këtij sezoni.

Mirëpo, klubi mendon se Jesse mund të jetë shumë i nevojshëm për skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

Çështja Greenëood, dhe largimi i Anthony Martial në drejtim të Sevilla-s, i ka hapur rrugë Lingard-it që të jetë një ndër opsionet kryesore për trajnerin Rangnick.

Kjo është edhe arsyeja që United nuk pranoi largimin e Jesse Lingard këtë dimër.

Madje, nëse ai luan një rol të rëndësishëm në këto katër muaj të mbetur në sezonin aktual, atëherë djajtë e kuq mund t’ia ofrojnë edhe mundësinë për rinovim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore