Shqipëria

Itali: 5 të dënuar për trafik droge midis Italisë dhe Shqipërisë


Gjykata e Apelit në Bari i ka dhënë fund gjykimit të shkallës së dytë për pesë të ndaluarit nga operacioni “Nga bregu në breg” i vitit 2017.

Gjyqtarët vendosën 7 vjet e 4 muaj burg (dhe 30 mijë euro) për Libero Frattaruolo, i quajtur “Ruscett”, 57 vjeç nga Monte Sant’Angelo.

Frattaruolo konsiderohej si një anëtar i lartë i klanit Montanari, e njohur ndryshe si Organizata kriminale “Gargano”.

Vëllai i “Ruscett”, 60-vjeçari Antonio Frattaruolo u dënua me 6 vjet e 6 muaj burg (dhe një gjobë prej 24 mijë eurosh).

U konfirmuan dënimet e Gjykatës së Foggia-s: 4 vjet burg për 41-vjeçarin Daniele De Cotiis nga Sansevero, 6 vjet për Shefin 60-vjeçar Severino Testa, në krye të klanit të San Severo Testa-Piccirella.

Së fundi, 5 vjet e 4 muaj për Francesco Tantimonaco nga Vieste, 45 vjeç.

“Ka pasur një kërcim në cilësinë e klaneve falë biznesit me kartelet shqiptare dhe kolumbiane”, tha magjistrati anti-mafia, Giuseppe Gatti.

Sipas tij, “Nga bregu në breg” përfaqëson në mënyrë të përsosur këtë situatë.

Një qarkullim prej mbi një mijë kilogramë drogë

Hetimi “Bregu në Breg” zbuloi trafikun e drogës midis Capitanata-s dhe Shqipërisë, një biznes që ka tërhequr prej kohësh klane në provincën e Foggia-s, duke ndezur fërkime dhe hakmarrje midis bosëve të drogës.

“Bregu në Breg” rindërtoi teknikën operacionale të shoqatës kriminale.

Pas negocimit të blerjes së drogës, përmes agjentëve të tyre të shoqëruar nga emisarë të furnizuesve shqiptarë – emisarë që më pas arritën në Itali – të pandehurit do të organizonin furnizimin e drogës përgjatë brigjeve të Shqipërisë.

Kjo, për hyrjen e mëvonshme në territorin kombëtar me anije. Së fundi, transportimi dhe fshehja e narkotikut në sa më shumë vende të sigurta për ruajtje dhe vendosje të mëvonshme në “treg” të paligjshëm, nëpërmjet shitjes tek blerësit e tyre.

Gjatë punës hetimore, e cila filloi në fillim të vitit 2014, u kapën mbi 1 mijë kilogramë marihuanë, duke rezultuar në arrestimin e dy shoferëve të varkave.

Arrestimi i Roland Lames nga autoritetet italiane

Elementet kryesore të organizatës kriminale kishin si referenca, për të blerë drogën e madhe nga Shqipëria, Roland Lame dhe Fabio Lame, përkatësisht babë e bir të cilët, gjatë hetimeve, vërtetuan se kishin kanale të rëndësishme të lidhjes me trafikantë të ndryshëm shqiptarë.

Marrë dhe përshtatur nga L’immediato për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore