Lajme

Ish-punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut paralajmërojnë protestë të hënën


Ilustrim

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se të hënën (nesër, 30 tetor) do të zhvillojnë një “protestë të rëndësishme” para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, ku do të kërkojnë t’i kthehen punës në KEK dhe jo të tenderohen vazhdimisht jashtëligjshëm në sektorin privat.

“Të sigurojmë KEK-un dhe të kthehemi në shtëpinë tonë”, thuhet të jetë arsyeja e protestës së thirrur nga Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik të KEK-ut, derisa bëhet me dije se do t’u kërkohet llogari zyrtarëve të KEK-ut për shkëputjen e kontratave të punës në bazë të një dokumentacioni të trashëguar për shërbimin e sigurisë fizike.

“Stop tenderimit të këtij departamenti. Në këtë ngjarje, do të dëshirojmë të ndani zërin e punonjësve të Sigurisë Fizike të KEK-ut dhe të bëjmë të ditur për situatën e tyre aktuale. Për të marrë përgjigje nga zyrtarët e KEK dhe për të bërë të ditur nevojën e ndryshimit, është e rëndësishme që media të përcjellë këtë protestë”.

Nga KEK-u kanë njoftuar disa ditë më parë se në bazë të ligjit për shërbimet private dhe të sigurisë, parashihet që shërbimet ofrohen vetëm nga kompanitë private të sigurimit, të licencuara dhe të autorizuara në pajtim me ligjin dhe shërbimet e sigurimit ushtrohen vetëm përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore