Lajme

Ish-Presidenti i Kroacisë – “Përfshirja e NATO-s në Ukrainë do të sillte Luftën e Tretë Botërore”


Ish-Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç

Ish-Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, thotë se përfshirja e drejtpërdrejtë e NATO-s në Ukrainë do të sillte Luftën e Tretë Botërore, e cila tha nuk është opsion i askujt.

Një skenar i tillë, sipas Josipoviç, do të sillte fundin e qytetërimit njerëzor, duke ditur përmasën e armëve që ekzistojnë.

Në një intervistë dhënë në programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Mal i Zi” në transmetuesin publik malazez, ai tha se personalisht nuk priste luftë në Ukrainë, edhe pse shihej qartë që ekzistonin probleme në marrëdhëniet Rusi-Ukrainë.

“Nuk e prisja këtë intenzitet të luftës, dhe duket se edhe ata që marrin vendime në nivelin botëror nuk e prisnin kështu”, tha ish-presidenti kroat.

“Është e paparamendueshme”, theksoi ai, “që sot, në Evropë, të kemi një luftë kaq të tmerrshme me kaq shumë viktima”.

“Fatkeqësisht, më duhet të them se fundi as që duket të jetë afër. Është tejet e vështirë të kuptohet se ku e ka cakun Rusia, dhe deri ku shtrihen ambiciet e saj”.

“Lufta bërthamore më nuk duhet sikur një mundësi e pabesueshme”.

Ai iu referua edhe reagimit të bashkësisë ndërkombëtare, duke u shprehur i habitur që një zhvillim i tillë nuk ishte parashikuar nga politikanët kryesorë botërorë.

“Ishte e lehtë të lejohej të ndodhte agresioni, pa qenë fare e gatshme Ukraina. Ata po luftojnë heroikisht,” tha Josipoviç.

Siç tha ai, NATO reagoi sa më mirë që mundi.

“Angazhimi i drejtpërdrejtë i NATO-s do të nënkuptonte menjëherë Luftën e Tretë Botërore dhe kjo nuk është një opsion për askënd”.

Duke folur për ndikimin e krizës ukrainase në rajon, ai thotë se ende nuk ka pasoja praktike.

“Por ekziston një rrezik. Një nga strategjitë e mundshme të Rusisë është përhapja e konfliktit dhe lehtësimi i vëmendjes së mediave dhe interesit publik në pjesë të tjera. ”

Ai kujton ekzistencën e politikave të ndryshme në rajon që mbështeten në Rusi.

“Është veçanërisht e rëndësishme që NATO dhe BE të mësojnë mësime nga kriza ukrainase dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese. Kur të shtënat fillojnë, është tepër vonë,” tha Josipoviç.

Ai beson se të jesh anëtar i BE-së apo NATO-s nuk do të thotë të jesh armik i Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore