Lajme

Ish-miliarderi rus Dmitry Zelenov ndërron jetë në Francë


Ish-miliarderi dhe bashkëthemeluesi i kompanisë së ndërtimit “Don-Stroy”, Dmitry Zelenov vdiq në qytetin francez të Antibes. Kjo u bë e ditur të shtunën e 17 dhjetorit.

Mësohet se të premten, më 9 dhjetor, Zelenov ishte për darkë për vizitë tek miqtë.

Në dalje nga shtëpia, ai u sëmur dhe ra mbi parmakë dhe goditi kokën.

Specialistët e ambulancës që mbërritën e çuan Zelenov-in në kujdesin intensiv, por të nesërmen në mëngjes, oficerët vendas të zbatimit të ligjit u thanë miqve të biznesmenit se ai kishte vdekur pa rifituar vetëdijen.

Sipas kanalit të “Telegram-it” Baza, pak para vdekjes së tij, Zelenov iu nënshtrua një operacioni vaskular, pasi kishte probleme me zemrën.

Dmitry Zelenov ishte një bashkëpronar i kompanisë së ndërtimit “Don-Stroy”, një nga zhvilluesit më të mëdhenj të Moskës në fund të viteve 1990 dhe 2000.

“Don-Stroy” ishte i pari që ndërtoi komplekse elitare banimi shumëkatëshe në Moskë.

Zelenov dikur ishte përfshirë në listën e miliarderëve rusë të Forbes, por pas krizës globale financiare të vitit 2008, ai humbi kompaninë për shkak të borxheve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore