Lajme

Ish-gazetari i BBC-së rrëfen sulmin ndaj familjes Jashari: Plumbi goditi telefonin tim


Ish gazetari i BBC-së, Vaughan Smith.

Ish gazetari i BBC-së, Vaughan Smith, gjatë luftës kishte xhiruar masakrën e familjes Jashari në 25 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai ka thënë se brutaliteti që e ka parë në Kosovë, nuk i kishte rastisur ta shoh në asnjë vend tjetër.

Teksa, tregoi edhe se si arriti të i mbijetoj vdekjes nga një plumb të cilin e kishte marrë në Prekaz.

“Unë isha një nga pak gazetarët që ishte në Prishtinë në Kosovë në atë kohë dhe unë ndoqa tymin e zjarrit atje ishte një zjarr në Drenicë dhe unë e ndoqa atë dhe mbaj mend që kam shkuar duke u shty dhe duke kaluar nga pyjet deri në pikën ku mund të shihja forcat serbe rreth Prekazit”.

“Unë mbaj mend atë që pashë para 25 vitesh në mbrëmje, siç përpiqesha të dilja, u qëllua me pushkë Kalashnikov dhe një plumb më goditi në xhepin ku kisha telefonin tim celular, dhe kështu u shpëtova nga telefoni im celular ndërsa filmoja Prekazin”.

Smith, në atë kohë nuk e kishte kuptuar rëndësinë e konfliktit dhe sulmet që po i bëheshin Kosovës nga Serbia.

“Duke parë serbët që përdornin mjete të armatosura në sulmin e tyre në Prekaz, u zbulua se këto mjete kishin ardhur nga Srebrenica dhe serbët po merrnin mjete të ushtrisë holandeze nga Srebrenica dhe po i përdornin kundër Prekazit, e cila mund të gjendet vetëm duke parë videot më vonë”, ka thënë Smith për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online.

Ai thotë se edhe pse kishte informacione për familjen Jashari, ato nuk ishin të mjaftueshme.

“Nuk ka shumë njerëz që nuk janë serbë dhe që janë dëshmitarë të gjallë, nuk e di sa të tjerë ka, por unë jam dëshmitar i atyre që ndodhën në Prekaz. Po, kisha dëgjuar për familjen Jashari, jo shumë, por kisha biseduar tashmë me një person në Londër, një person quhet Pleurat Sejdiu, i cili ishte mbështetësi lokal i banorëve shqiptarë të Kosovës në Londër dhe ishte përmes lidhjes sime me të që më sugjeroi të vija këtu sepse gjërat po bëheshin gjithnjë e më të vështira”.

Ndërsa shtoi se ishte habitur me “brutalitetin e masakrës” dhe vrasjen e personave.

“Unë u befasova me brutalitetin e masakrës, mënyrën si serbët vranë dhe si vranë tërë familjen. Ajo që më befasoi dhe më dëshmoi më vonë ishte se si ky incident organizoi kosovarët dhe rezistencën e tyre dhe sjellë njerëz nga jashtë vendit për të luftuar, kështu që ishte një pikë kyçe në drejtim të pavarësisë së Kosovës”.

Aktualisht, Smith e sheh situatën të përmirësuar në Kosovë.

“Tani mendoj se situata në Kosovë ka ndryshuar shumë për mirë dhe besoj se ata vlerësojnë pavarësinë e tyre. Kam vënë re se diçka që i ka bashkuar kosovarët, në mënyrë universale, është vlera për ta mbrojtur pavarësinë e tyre dhe besoj se kjo është një gjë pozitive”.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviçi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore