Sport

Ish-futbollisti i Real Madrid-it do të transferohet në Serie A


Ish-futbollisti i Real Madrid-it, Jese Rodriguez, do të jetë përforcimi më i fundit i skuadrës italiane, Sampdoria-s.

Jese, që me Real Madrid-in i fitoi dy Liga të Kampionëve, momentalisht është futbollist i lirë, pasi që më 12 janar shkëputi kontratën me klubin turk, Ankaragucu.

Ta përshkruash karrierën e tij, ishte vërtetë interesante, pasi që kjo nuk është hera e parë që ai mbeti pa klub.

Sulmuesi 29-vjeçar është produkt i akademisë së Real Madrid-it, derisa në ekipin e parë u luajti për herë të parë në sezonin 2013/14.

Ai luajti në 84 ndeshje për tre vite me fanellën e Real-it, ku shënoi 18 gola dhe dhuroi 15 asistime, pastaj doli në skenë skuadra e Paris Saint Germain që shpenzoi 25 milionë euro për ta pasur në skaudër.

Te Parisi më shumë nuk luajti, duke kaluar disa periudha si huazim në klube të ndryshme si: Las Palmas, Stoke City, Real Betis e Sporting Lisbon, derisa në fund e përfundoi kontratën e tij në kryeqytetin francez.

Pastaj, nga 1 shkurti i vitit 2021, Jese mbeti pa klub, pasi që drejtuesit e PSG-së nuk ia vazhduan kontratën, kështu që deri në qershor sa doli në skenë Las Palmas, Jese ishte pa skuadër.

Mirëpo, kjo aventura e fundit përsëri zgjati vetëm gjashtë muaj, pasi spanjolli u transferua në Turqi te skuadra e Ankaragucu.

Tani mbetet të shihet se si do të shkojë aventura e spanjollit në Serie A, derisa Sampdoria gjendet në një krizë të thellë rezultatesh dhe si rrallë herë më parë ata rrezikojnë rënien nga elita e futbollit italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore