Lajme

Ish-ambasadori Cufaj: Kosova asnjëherë s’duhet t’u thotë jo SHBA-ve dhe BE-së


Beqë Cufaj

Kosova në këtë rast Qeveria, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në asnjë mënyrë nuk duhet t’u thotë jo miqve të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

E kaluara dhe e ardhmja e Kosovës, sipas diplomatit kosovar, qëndron në mbështetjen dhe bashkëpunimin me perëndimin.

“Çdo gjë tjetër është e papranueshme”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Twitter.

Reagimi i tij ka ardhur pasi i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u largua me përshtypje të ndryshme nga Prishtina dhe Beogradi të premten, pas takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, fillimisht e pastaj presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Diplomati sllovak disi i zhgënjyer pas takimit me kryeqeveritarin Kurti, deklaroi para mediave se nga Kurti ka pritur më shumë mirëkuptim sidomos për propozimin franko-gjerman i cili po synon të normalizojë raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa i njëjti pas takimit me Vuçiç ka thënë se në Beograd ka vënë re një “qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira” në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore