Lajme

Irani liron këngëtarin e arrestuar për himnin e protestës


Këngëtari iranian Shervin Hajipour u lirua nga paraburgimi me kusht.

Ai u burgos pasi kënga e tij në mbështetje të protestave për vdekjen e Mahsa Amini u bë virale.

Performanca emocionale e Hajipour e këngës së tij “Baraye”, e cila përmbante mesazhe të postuara në Twitter për arsyet e protestave, pati miliona shikime brenda disa ditësh.

Kënga është shfaqur edhe në shumë video për demonstratat. Dhe që atëherë është hequr nga llogaria e tij në Instagram.

Pas vdekjes së Amini-n, Irani është përfshirë nga trazirat. E reja kurdë ishte duke vizituar Teheran-in për pushime me familjen e saj. Ajo u ndalua nga policia fetare e kryeqytetit, e cila pretendoi se ajo nuk kishte veshur siç duhet hixhabin e saj.

Amini më pas vdiq në rrethana misterioze pasi u soll në një qendër paraburgimi për gratë që gjenden në shkelje të statuteve fetare në Republikën Islamike.

Gratë kanë organizuar demonstrata për të kërkuar fundin e kufizimeve seksiste të lirive të tyre dhe për të kërkuar autonomi trupore.

Nga ana tjetër, përplasjet e policisë ndaj protestave kanë lënë dhjetëra të vdekur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore