Lajme

Irani liron ekuipazhin e anijes koreano-jugore


Shteti i Iranit ka rënë dakord të lirojë ekuipazhin prej 19-të anëtarësh të një anijeje të konfiskuar me flamurin e Koresë së Jugut. Këtë e kanë bërë të ditur që të dyja shtetet, të martën e 2 shkurtit, për të përshkallëzuar problemin nga konfiskimi i anijes, një muaj më parë.

Iranianët mund të kenë synuar të dërgojnë një sinjal indirekt për administratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Ky i fundit ka treguar se dëshiron të shmangë një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Iranin. Kujtojmë se marrëdhëniet me Iranin u përkeqësuan ndjeshëm nën drejtimin e ish-Presidentit Donald Trump, gjatë vitit 2018-të.

Në këmbim të ekuipazhit, Koreja e Jugut, premtoi të plotësojë kërkesat e Iranit, për të zhbllokuar rreth 7 miliardë dollarë të bllokuara. Këto para janë të ngrira në bankat e Koresë së Jugut. Kjo për shkak të sanksioneve amerikane të vendosura nga ish-Presidenti Trump.

Njoftimi për kohën se kur do të liroheshin anëtarët e ekuipazhit nuk ishte i qartë. Anëtarët e shtetit të Iranit, thanë se anija dhe kapiteni i saj do të qëndrojnë në paraburgim, në pritje të një hetimi. Ata e kanë përshkruar hetimin si shkelje të ligjit të ndotjes detare. Kjo është arsyeja që ata dhanë për kapjen e anijes.

Kapja e anijes “Hankuk Chemi”

Kujtojmë se anija “Hankuk Chemi”, me 7 mijë e 200 tonë kimikate, u kap nga trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Anija u kap nga një patrullim në Gjirin Persik, më 4 janar. Koreja e Jugut protestoi fuqimisht konfiskimin. Pronari i anijes i quajti absurde akuzat e Iranit.

Shumë shpejt u bë e qartë se Irani kishte marrë në dorë anijen për të ushtruar presion ndaj Koresë së Jugut. Korea është një aleat i fortë amerikan. Ajo hoqi dorë nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015-të midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, si pasojë e sanksioneve e urdhëruara nga Trump. Këto sanksione përfshinin bllokimin në miliarda dollarë të Iranit të depozituara në bankat e huaja. Në bazë të këtyre sanksioneve, ndëshkohej çdo kompani amerikane dhe jo amerikane, e cila investonte në industrinë e naftës së Iranit.

Reagimi i partnerëve tregtarë

Ky vendim ngjalli reagime në të gjitha vendet e botës dhe sidomos reagimin e partnerëve tregtarë të Washingtonit në Evropë. Shumë vende dhe kompani të huaja që kishin bashkëpunim me Iranin, për shkak të shqetësimit nga ndëshkimet e palës amerikane, morën vendim që të largohen nga tregu i madh i Iranit. Në këtë mes, disa vende aziatike të cilat kishin leje për të blerë naftë nga Irani, u detyruan që një herë në 6 muaj të ulin nivelin e importit të tyre nga Irani dhe sasinë e blerjes së naftës nga Irani ta çojnë në nivelin zero.

Amerikanët pas sanksionimit të Bankës Qendrore të Iranit dhe ndalimit të transaksioneve me monedhën Rial, monedha kombëtare e Iranit, veprim që në historinë ekonomike të botës është i pashoq, pengoi Iranian që të shfrytëzonte të ardhurat e tij nga shitja e naftës, të cilat ishin depozituar jashtë vendit.

Anëtarët e Irani-t kanë shpërfillur angazhimet sipas marrëveshjes bërthamore në përgjigje të veprimeve të Trump-it. Ata kanë kërcënuar me hapa të tjerë, të cilët përfshijnë bllokimin e inspektorëve bërthamorë ndërkombëtarë nga vizitat në vendet bërthamore.

Deklarata e Biden-it

Ndërkohë Presidenti Biden ka deklaruar se ai dëshiron të ribashkohet me marrëveshjen bërthamore, nëse Irani rifillon pajtueshmërinë. Lidhur me këtë çështje, anëtarët e Irani-t kanë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së pari duhet të heqin dorë nga sanksionet.

Deri më tani, asnjëra palë nuk ka treguar gatishmëri për të gjetur një zgjidhje diplomatike. Mund të themi se marrëveshja e Iranit për të liruar ekuipazhin e anijes koreano-jugore, të cilën Saeed Khatibzadeh, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, e përshkroi si një gjest humanitar, synonte të portretizonte një farë mase fleksibiliteti në çështjet e lidhura me sanksionet.

Burime nga ministria thanë se Koreja e Jugut do të konsultohet me zyrtarë amerikanë në Washington për këtë çështje.

Të gjitha këto janë veprime dhe mesazhe për përgatitje mbi tavolinën e ardhshme të marrëveshjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore