Lajme

Irani dënon pesë persona me vdekje për vrasjen e paraushtarakëve Basij


Irani ka dënuar me vdekje pesë persona për vrasjen e një anëtari të forcës paraushtarake Basij gjatë protestave mbarëkombëtare.

Kurse 11 persona të tjerë, duke përfshirë tre fëmijë, janë dënuar me burgim për vdekjen e Ruhollah Ajamian.

Kështu ka bërë me dijezëdhënësi i gjyqësorit Massoud Setayeshi në një konferencë shtypi.

Sakaq, ai ka shtuar se dënimet nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen në Gjykatën e Lartë.

Vendimi e çon numrin total të dënimeve me vdekje në 11 që nga shpërthimi i protestave mbarëkombëtare në shtator për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë së moralit.

Setayeshi ka thënë se 16 të akuzuar u thirrën për rastin në lidhje me vrasjen e Ruhollah Ajamian.

Pesë prej tyre u dënuan me vdekje në vendime paraprake, ndërsa 11 të tjerë, përfshirë tre nën moshën 18 vjeç, u dënuan me burgim afatgjatë.

Ajamian, një paraushtarak Basiji 27-vjeçar, u vra nga një grup protestuesish të armatosur me armë të ftohta në fillim të nëntorit në qytetin e Karaj, kryeqyteti i provincës qendrore Alborz.

Deri më tani, gjyqësori i Iranit ka dënuar 11 persona me vdekje në lidhje me protestat disamujore, të cilat janë dëmtuar nga dhuna kohët e fundit.

Shumica e dënimeve me vdekje kanë qenë për akuzat e korrupsionit, të cilat janë përdorur gjerësisht në Iran që nga revolucioni i vitit 1979.

Nga ana tjetër, njoftimi vjen një ditë pasi shefi i gjyqësorit Mohseni Ejei ka thënë se të gjitha dënimet me vdekje në lidhje me protestat e vazhdueshme që janë mbështetur nga Gjykata e Lartë do të kryhen menjëherë.

Ndërsa zëdhënësi ka bërë me dije se 1 mijë e 200 personat e arrestuar gjatë protestave janë liruar pasi nuk kishin asnjë rol të rëndësishëm në trazira.

Sipas tij, një numër i shtetasve të huaj u arrestuan gjithashtu gjatë protestave me akuzat për “komplot dhe bashkëpunim për krime kundër sigurisë kombëtare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore