Shqipëria

“Investimet e Huaja Direkte” në Shqipëri pësuan rënie me 13% në 2020


Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri për vitin 2020 ishin poshtë 13 përqind me një vlerësim prej 933 milionë euro, sipas të dhënave të lëshuara nga Banka e Shqipërisë (BSH).
Sidoqoftë, BSH thotë se tkurrja në flukset e IHD-ve ishte e moderuar, pavarësisht krizës globale të shëndetit.

Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) ndihmoi për të mbajtur në këmbë flukset e IHD-ve edhe pse projekti arriti fazën e tij finale në vitin 2020.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga BSH-ja, sektori i energjisë që përfshinte furnizimin me energji, gaz dhe ujë përbënte 28% të flukseve totale të IHD-ve. Pavarësisht kësaj, flukset e IHD-ve në sektorin e energjisë ranë me 22.4% krahasuar me 2019.

Më tej, industria nxjerrëse ishte performuesi më i keq për sa i përket flukseve të IHD-ve. Sektori përftoi rreth 134 milionë euro në investime të huaja, me një rënie prej 48% krahasuar me vitin e kaluar.

Rënia e fluksit të IHD-ve në sektorin e industrisë nxjerrëse lejoi që Aktivitetet e Financave dhe Sigurimeve të kapnin vendin e dytë për sa i përket investimeve të huaja. Sektori mori një vlerësim prej 134 eurosh në IHD ose 15% më shumë krahasuar me 2019.

Ndërkohë, flukset e IHD-ve në sektorët e investimeve reale panë një rënie të ndjeshme me 26% në vitin 2020.

Investimet në sektorin e Informacionit dhe Komunikimit në vitin 2020 u vlerësuan në 42 milionë euro. Industria e TIK-ut pa rritje në vitin 2020, megjithatë mbetet e fundit në listën e sektorëve me fluksin më të lartë të IHD-ve.

Për sa i përket parashikimeve të të ardhmes, BSH-ja e konsideron 2021, një vit sfidues në lidhje me flukset e IHD-ve.

Përfundimi i projektit TAP dhe hidrocentraleve në lumin Devolli që burojnë rreth 2 miliardë Euro në IHD, do të shkaktonte një hendek të konsiderueshëm. Për më tepër, ndikimi i pandemisë së koronavirusit do të ketë një ndikim në planet e investimeve të huaja gjatë vitit në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore