Lajme

INTERVISTA AP me Ramush Haradinaj: Koha më dha të drejtë, të tjerët të më kërkojnë falje


Ramush Haradinaj gjate intervistes ne Albanian Post

Ramush Haradinajt i vjen keq që u desh të vijë presidenti i Malit të Zi, për t’iu treguar “deputetëve të Kosovës se çfarë kanë votuar”, por i vjen mirë që koha i dha të drejtë atij.

Milo Gjukanoviç gjatë vizitës në Kosovë e pranoi se gjasa për korrigjim të vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi ka, nëse veç është lëshuar ndonjë gabim kur u nënshkruar marrëveshja mes dy shteteve.

Kosova s’kishte mundur ta ratifikojë marrëveshjen për plotë dy vjet. Haradinaj vetë ishte kundërshtar, më pas, në kohën kur u bë kryeministër, marrëveshja u ratifikua.

Ai thoshte se ligjit për ratifikim ia ka bashkangjitur dy aneksdokumente të rëndësishme, të cilat mundësojnë ri-shikim dhe korrigjim eventual, por opozita s’i besonte.

Tash që të njëjtën e tha edhe Gjukanoviç, Haradinaj thotë se të gjithë ata që e kritikuan dhe veçanërisht ata që i thanë se “e ke lëshuar bajrakun për një copë karrikë”, duhet t’i kërkojnë falje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore