Sport

Interi negocion me Dumfries, pavarësisht lidhjeve me Wan-Bisaka


Denzel Dumfries

Inter-i është në negociata për një kontratë të re me Denzel Dumfries, pavarësisht thashethemeve që pretendojnë se ka interes për Aaron Wan-Bissaka të Manchester United.

Mbrojtësi i krahut holandez 27-vjeçar ka pak më shumë se një vit nga kontrata e tij me zikaltërit dhe është lidhur rregullisht me një largim në dritaret e fundit të transferimeve.

Këtë sezon, Dumfries ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 32 paraqitje.

Të premten e javës së kaluar, raportet pohuan se drejtuesit e Serie A po shikonin një lëvizje të mundshme verore për Wan-Bissaka, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në vitin 2025, duke e bërë këtë verë një kohë të mirë për të shitur mbrojtësin 26-vjeçar.

Eksperti i tregut të transferimeve, Matteo Moretto dha një përditësim mbi pozicionin e Inter-it ndaj Dumfries dhe interesin e supozuar për Wan-Bissaka.

Lidhur me mbrojtësin e Manchester United, nuk ka asnjë lajm apo përditësim në këtë fazë.

Klubi milanez është në bisedime me Dumfries, por nuk është arritur një marrëveshje pasi ka ende distancë mes dy palëve.

Një takim i ri mes zikaltërve dhe holandezit do të mbahet në javët e ardhshme për të arritur një kompromis, sipas Moretto-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore