Sport

Inter-i hedh sytë nga Amerika e Jugut për sulmin


Pas operacionit të suksesshëm me Lautaro Martinez-in, Inter-i ka hedhur përsëri sytë nga Amerika e Jugut. Sipas së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, zikaltrit po ndjekin nga afër Matias Arezo-n.

19-vjeçari me orgjinë nga Uruguaji, aktivizohet me Atletico River Plate Montevideo-n. Qendërsulmuesi është dhe pjesë e Kombëtares U-23 të Uruguajit. Italianët e kërkojnë talentin për në merkaton e ardhshme dimërore.

Matias Arezo

Këtë sezon, Arezo ka 16 gola dhe katër asiste në 28 paraqitje. Vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt”-it shkon në 7 milionë euro.

Në listën e ziklatërve është dhe argjentinasi Julian Alvarez. 21-vjeçari që aktivizohet me River Plate-n në Argjentinë.

Julian Alvarez

Ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar shtatë asiste në 19 ndeshje këtë sezon. Vlera e kartonit të tij shkon në rreth 20 milionë euro sipas “Transfermarkt”-it.

Julian-i luan për Kombëtaren e Argjentinës. Ai kërkohet nga disa skuadra Evropiane si West Ham-i, Milan-i dhe Juventus-i.

Agustin Alvarez është emri i radhës. Sulmuesi 20-vjeçar nga Uruguaji, që është dhe pjesë e Kombëtares A. Ai ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 38 paraqitje këtë sezon.

Agustin Alvarez

Sipas “Transfermarkt”-it, kartoni i talentit të Penarol-it vlerësohet rreth 4.5 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore