Lajme

Inteligjenca ukrainase: Rusia ka të ngjarë të lëshojë sulme masive më 22 ose 23 dhjetor


Rusia ka të ngjarë të nisë një tjetër sulm masiv raketor në Ukrainë më të enjten ose të premten e 23 dhjetorit.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta ukrainase “Pravda”, duke cituar bashkëbiseduesit në inteligjencën e Ukrainës.

Burimet e inteligjencës ukrainase tregojnë se Rusia do të përfshijë në sulm të gjithë transportuesit e raketave të disponueshme me rreze 500 kilometra e më shumë.

Në total, është planifikuar të lëshohen të paktën 67 raketa lundrimi.

Sipas inteligjencës, Rusia po përgatitet të përdorë të paktën katër raketa “Iskander”, nga tetë deri në 14 avionë Tu-95MS, rreth tre raketahedhës “Kalibr” dhe deri në tre avionë Tu-22M3.

Të nesërmen pas sulmit (23 dhjetor) nuk përjashtohet përdorimi i dronëve kamikazë.

Gjithashtu, sipas informacioneve të disponueshme, porti detar i Sevastopol-it në Krimenë e pushtuar kufizoi zonën e lëvizjes së çdo anijeje dhe avioni nga 23 deri më 27 dhjetor për shkak të gjuajtjeve me raketa.

Rusia kreu sulmin e mëparshëm masiv me 74 raketa më 16 dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore