Lajme

Inteligjenca polake zbulon se Polonia ka qenë një objektiv i Rusisë


Polonia ka qenë prej kohësh një objektiv i Rusisë.

Moska zyrtare diskrediton rregullisht vendin me ndihmën e propagandës dhe dezinformimit.

Kështu bën të ditur sekretari i shtypit i ministrit-koordinator të Shërbimeve Inteligjente Polake, Stanislav Zharin.

“Për shumë vite, Polonia ka qenë një objektiv i Rusisë, e cila përdor propagandë dhe dezinformata kundër saj. Kremlin-i po kryen veprime të ndryshme, emëruesi i të cilave është goditja e të drejtës themelore të polakëve për shtetësinë dhe sigurinë e tyre”, shkruan Zharin.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia, përmes këtyre veprimeve, ushqehet duke bindur qytetarët e saj se Polonia nuk ka të drejtën e subjektivitetit dhe nuk duhet marrë seriozisht, por vetëm si një lloj zone gri mes NATO-s dhe Rusisë.

“Rusia po përpiqet të bindë audiencën e saj – shoqërinë ruse, si dhe Perëndimin – se Polonia nuk ka të drejtë për subjektivitet, nuk duhet të merret seriozisht nga aleatët dhe duhet të jetë një ‘zonë gri’ midis NATO-s dhe Rusisë”, theksoi në përmbyllje zyrtari polak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore