Instagram ka ndryshuar dhe zgjeruar funksionin “close friends” për të lejuar përdoruesit të ndajnë postimet dhe Reels me një grup të kufizuar miqsh të cilëve ata u besojnë më shumë.
Ekipi i Instagram-it thekson se ky ndryshim është bërë për të lejuar përdoruesit të shprehin veten në një hapësirë më intime dhe pa presion për të ndarë me të gjithë ndjekësit e tyre.
Në këtë mënyrë, ata kanë më shumë kontroll mbi cilësimet e privatësisë së tyre dhe mund të ndajnë përmbajtje me njerëzit që kanë rëndësi më të madhe për ta.
Procesi është i lehtë: përdoruesit zgjedhin shikuesit, duke klikuar funksionin “Close Friends” dhe në fund ndajnë postimin ose Reels-in.
Këto postime do të shfaqen vetëm për miqtë e ngushtë dhe do të kenë një etiketë të veçantë.
Vlen të theksohet se lista e miqve të ngushtë do të jetë e njëjta për të gjitha funksionet në Instagram.
Shefi i Instagramit, Adam Mosseri, ka deklaruar se po eksperimentojnë veçori që do të lejojë ndarjen e “Stories” me grupe të ndryshme të ndjekësish.
Ky ndryshim vjen për të ofruar përdoruesve më shumë fleksibilitet dhe kontroll mbi përmbajtjen e tyre në këtë rrjet social.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo