Bota

India dhe Pakistani vendosin armëpushim në Kashmir


Ushtritë e Indisë dhe Pakistanit njoftuan se kanë rënë dakord të ndalojnë zjarrin përgjatë të ashtuquajturës Linjë të Kontrollit (LOC), në shtetin mbretëror të Jammu dhe Kashmir.

Sipas një deklarate të përbashkët të Drejtorive të Përgjithshme të Operacioneve Ushtarake (DGSMO) të të dy vendeve, oficerët ranë dakord, në një lidhje telefonike, për zgjidhjen e çdo keqkuptimi apo situate të paparashikuar.

“Në interes të arritjes së paqes së ndërsjellë dhe të qëndrueshme përgjatë kufijve, të dy DGSMO ranë dakord të adresojnë çështjet thelbësore dhe shqetësimet e njëri-tjetrit që kanë prirje të prishin paqen dhe të çojnë në dhunë”, thuhej në deklaratë.

“Të dy palët rishikuan situatën përgjatë Linjës së Kontrollit dhe të gjithë sektorëve të tjerë në një atmosferë të lirë, të sinqertë dhe të përzemërt”, vijonte deklarata.

Marrëveshja në fjalë shihet si është një shenjë e rrallë e ngrohjes së marrëdhënieve midis fqinjëve, në Azinë Jugore.

Kontaktet e nxehta të Linjës së Kontrollit midis Indisë dhe Pakistanit raportohet ta kenë fillesën që prej vitit 1987.

Që nga viti 2014 është shënuar një rritje e shkeljeve të armëpushimit, arritur në vitin 2013.

Po ashtu, verën e kaluar, India dhe Pakistani shkëmbyen zjarrin më të shpeshtë ndërkufitar, të dy viteve të fundit.

Pse dy shtetet duan të kontrollojnë Kashmirin?

Një studim i publikuar në vitin 2019, i institutit kërkimor Australian “Future Directions”, tregoi se të qenit në gjendje për të administruar Kashmirin, do t’i rriste Pakistanit pozitën e tij në botën myslimane, duke përmbushur dhe ëndrrën e themeluesit të tij Mohammed Ali Jinnah, për t’u dhënë myslimanëve kolonialë të Indisë një vendlindje.

Kjo do të lehtësonte, të paktën në njëfarë mase, humbjen e Pakistanit Lindor, tani Bangladeshit.

Nga ana tjetër, India do të dëshironte të kishte kontrollin e Kashmirit, sepse kjo do t’i jepte asaj hyrje të menjëhershme në tregjet dhe burimet e energjisë të Azisë Qendrore.

Kjo do ta lejonte atë të tejkalonte Pakistanin, pjesërisht duke e shkëputur dhe nga miku i saj, Kina, dhe duke demonstruar që është me të vërtetë një komb laik.

Në Indi bashkëjetojnë njëkohësisht komuniteti i hinduistëve dhe myslimanëve që pretendohet se ndajnë të drejta dhe liri të barabarta.

Të dy vendet gjithashtu duan të zotërojnë Kashmirin për shkak të burimeve të tij ujore dhe potencialit të turizmit.

Traktati i Ujit Indus midis dy vendeve, i cili u ndërmjetësua nga Banka Botërore, i dha tre lumenj lindorë – Sutlej, Beas dhe Ravi – Indisë dhe tre të tjerët Pakistanit.

Çfarë thonë vendasit?

“Pavarësisht se sa premtues tingëllon kjo për një marrëdhënie normale midis dy vendeve, mendimet e Kashmirëve të zakonshëm mungojnë”, thotë kërkimi.

Pavarësisht pretendimeve të Indisë e Pakistanit për Kashmirin, dhe përkundër faktit që njerëzit e Kashmirit janë në pjesën më të madhe myslimanë, dy të tretat duan të ndjekin rrugën e tyre dhe të kërkojnë pavarësinë.

Në një sondazh privat të kryer në vitin 2010 nga gazeta Sunday Hindustan Times, 66% e të anketuarve në Luginën e Kashmirit dëshironin “liri të plotë për të gjithë Jammu dhe Kashmir si një vend i ri”.

Vetëm 6% dëshironin një “bashkim të plotë të të gjithë Jammu dhe Kashmiri në Pakistan”.

Ndërkohë, në Jammu me shumicë hindu ose Ladakh me shumicë budiste, 76% kërkonin një bashkim të plotë të shtetit me Indinë.

Njerëzit e Kashmirit flitet t’i kenë thënë Indisë dhe Pakistanit, “na lini të jetojmë jetën tonë në paqe”.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore