Shqipëria

Ina Zhupa denoncon me emra zyrtarët e Bashkisë Sarandë: Po intimidojnë qytetarët


Ina Zhupa ka denoncuar me emra zyrtarë të Bashkisë së Sarandës, për të cilët ka thënë se po intimidojnë qytetarët.

Sipas deputetes, nënkryetarja e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro, Drejtor Mariel Murati, Drejtor Arjan Kalcuni dhe Drejtor Alket Qëndro po i ushtrojnë presion qytetarëve.

“Drejtues të institucioneve publike të Sarandës! Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi. Lejoni të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë”, ka thënë ajo.

“Bashkëqytetarët tanë janë të zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata. Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike”, ka vijuar Zhupa.

Sipas saj, ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të çliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.

“Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë”, ka theksuar Zhupa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore