Sport

Immobile hyn në historinë e Lazio-s


Ciro Immobile ka hyrë në historinë e Lazio-s, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Ai e arriti këtë rekord në ndeshjen e Ligës së Evropës përballë ekipit Marselle, duke shënuar golin e 160-të me fanellën bardhekaltër.

Derisa këtë rekord e mbante legjenda e klubit, Silvio Piolas, me 159 gola, të cilin ia barazoi Immobile në ndeshjen e fundjavës në ligë ndaj Atalanta-s.

Sulmuesi 31-vjeçar, këtë shifër të golave e arriti brenda 233 takimeve në të gjitha garat me skuadrën e Lazio-s.

Ai është pjesë e skuadrës nga Roma, që nga vera e vitit 2016, kur u transferua nga skuadra e Sevilla-s për shumën e 10 milionë eurove.

Kujtojmë që Immobile gjithashtu është edhe pjesë e kombëtares së Italisë, ku ka gjetur rrjetën 15 herë brenda 54 takimeve zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore