Lajme

IKSHPK apel qytetarëve të kenë kujdes në ushqime


Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovës (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit, shkak i temperaturave të larta.

Sipas tyre, qytetarët po helmohen për shkak të ushqimit të kontaminuar.

“Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.

IKSHPK- ka kërkuar që të bëhet shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Këto janë këshillat nga IKSHPK-ja:

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Konsumoni qumësht  të pasterizuar ose të zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin

-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

-pas përdorimit të tualetit

-pasi të pastroni hundën

-pasi të prekni një kafshë

-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK  PËR JETËN E QYTETARËVE!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore