Film

Ikonat e kinematografisë amerikane – dikur dhe sot


Ilustrim

Dekadat e fundit të shekullit të kaluar ishin periudhë e artë për kinematografinë amerikane, dhe në përgjithësi për atë botërore.

Disa prej filmave më të mirë dhe më të preferuar sot e asaj dite, patën premierat e tyre po në atë kohë duke rezervuar vendin e tyre në piedestalin e reputacionit dhe suksesit.

Megjithatë, pos ekipit teknik dhe teknologjisë jo edhe aq të zhvilluar në ato kohëra, rol kyç në suksesin e filmave kishte kasti i aktorëve.

Shumë prej nesh jemi rritur me filma brenda të cilëve kanë shkëlqyer ikonat e aktrimit të tillë si; Al Pacino, Harrison Ford, Mia Farrow, Gena Rowlands e Eddie Murphy.

Albanian Post më poshtë ju prezanton me disa prej aktorëve më të suksesshëm të shekullit që lamë pas dhe ndryshimet në fizionominë e tyre prej asaj kohe dhe sot.

Gena Rowlands

Gena Rowlands

Virginia Cathryn “Gena” Rowlands ka lindur me 19 qershor të vitit 1930 dhe është një aktore e pensionuar, karriera e së cilës në film, skenë dhe televizion ka zgjatur mbi gjashtë dekada.

Dikur, ajo kishte luajtur bashkë me legjendën e aktrimit, Edward Ribson në filmin “Broadway Middle of the Night”, ndërsa kasti bënë turne nëpër të gjithë botën.

Gjatë karrierës së saj, Gena, ka luajtur në shumë filma, disa nga të cilët janë; “Gloria”, “Another Woman”, “Love Streams”, “Faces”, “The Notebook” e shumë të tjerë.

Clint Eastwood

Clint Eastwood

Clinton Eastwood Jr. ka lindur me 31 maj të vitit 1930 dhe është një aktor, regjisor, kompozitor e producent i famshëm amerikan.

Pasi arriti suksesin e madh në serialin televiziv perëndimor “Rawhide”, ai u bë i famshëm në të gjithë botën me rolin e tij si “Man with No Name”.

Disa nga filmat më të suksesshëm në të cilët Clinton ka pasur role kyçe janë; “A Fistful of Dollars”, “Pale Rider”, “Escape from Alcatraz”, “Unforgiven”, e të tjerë.

Al Pacino

Al Pacino

Alfredo James Pacino ka lindur më 25 prill të vitit 1940 dhe është një nga aktorët dhe regjisorët më të famshëm amerikan.

Në një karrierë që përfshin më shumë se pesë dekada, ai ka marrë shumë çmime dhe nominime, duke përfshirë një në “Academy Award”, dy të tjerë në “Tony Awards” dhe dy “Primetime Emmy Awards”.

Madje, Al Pacino, është një nga interpretuesit e paktë që ka marrë kurorën e trefishtë të aktrimit.

Disa nga filmat më ikonik në të cilët Al Pacino ka marrë pjesë janë; “Serpico”, “Dog Day Afternoon”, “The Godfather”, “Heat”, “Scarface” e “The Irishman”.

Harrison Ford

Harrison Ford

Aktori amerikan, Harrison Ford ka lindur me 13 korrik të vitit 1942, dhe pos si aktor ai ka punuar edhe si pilot e aktivist mjedisor.

Pasuria e tij arrin vlerën mbi 9.3 miliardë dollarë duke e vendosur atë në pozitën e 7-të në listën e aktorëve me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave në SHBA.

Një nga filmat më të famshëm në të cilin ka luajtur ai është “Star Wars – The Force Awakens”, ndërsa ai po ashtu ka fituar role edhe në filma të tjerë të suksesshëm të tillë si; “The Fugitive”, “Witness”, “Indiana Jones and the Last Crusade” e shumë të tjerë.

Mia Farrow

Mia Farrow

Dikur modele e më pas edhe aktore e shquar amerikane, Maria de Lourdes Villiers “Mia” Farrow ka lindur në ditën e nëntë të muajit shkurt të vitit 1945.

Mia është shfaqur në më shumë se 50 filma dhe ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë një Çmim “Golden Globe” dhe tre nominime për “Çmimin BAFTA”.

Farrow është gjithashtu e njohur për punën e saj të gjerë si “Ambasadore e Vullnetit të Mirë” në “UNICEF”, e cila përfshin aktivitete humanitare në Darfur, Çad dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Në vitin 2008, revista “Time” e emëroi atë një nga “Njerëzit më me ndikim në botë”, ndërsa disa nga filmat më të famshëm në të cilat ajo ka luajtur janë; “Rosemary’s Baby”, “The Purple Rose of Cairo”, “Alice”, “September”, “Radio Days”, e plot të tjerë.

Lesley Ann Warren

Lesley Ann Warren

Aktorja, Lesley Ann Warren ka lindur me datën 16 gusht të vitit 1946 dhe është një aktore e këngëtare amerikane.

Warren bëri debutimin e saj në vitin 1963 tek filmi “Broadway”, ndërsa në vitin 1965 ajo u bë e famshme globalisht me interpretimin e saj në filmin “Cinderella”.

Disa nga filmat e tjerë ikonik në të cilët Lesley ka marrë pjesë janë; “Race for the Yankee Zephyr”, “A Night in Heaven”, “Choose Me”, “Clue”, “Burglar” e “Life Stinks”.

Meryl Streep

Meryl Streep

Mary Louise “Meryl” Streep ka lindur me 22 qershor të vitit 1949 dhe është një aktore shumë e suksesshme amerikane.

Madje, shpesh atë e përshkruajnë si “aktorja më e mirë e brezit të saj”. Streep është veçanërisht e njohur për shkathtësinë dhe thekset e saj në rolet që i besohen.

Në skenën e aktrimit ajo debutoi me filmin “Trelawny of the Wells”, ndërkaq që në karrierën e saj prej aktoreje ka marrë pjesë në dhjetëra prodhime kinematografike të tjera, përfshirë; “Sophie’s Choice”, “The Bridge of Madison County”, “The Devil Wears Prada” e shumë të tjerë.

Bill Murray

Bill Murray

William James Murray ka lindur më 21 shtator të vitit 1950 është një aktor, komedian dhe shkrimtar amerikan.

Ai debutoi në skenën e aktrimit duke u bërë i famshëm në shfaqjen televizive “Saturday Night Life”, ku ishte mes personazheve më të preferuara nga publiku.

Filma të tjerë të suksesshëm të Murray-t janë; “Stripes”, “Tootsie”, “Ghostbusters”, “Caddyshack” e shumë të tjerë.

Eddie Murphy

Eddie Murphy

Edward Regan Murphy, ka lindur me 3 prill të vitit 1961 dhe është një nga aktorët dhe komedianët më të popullarizuar amerikanë.

Murphy, i famshëm u bë nga roli i tij komik në “Saturday Night Live”, një shfaqje televizive në të cilën ishte anëtar i rregullt i kastit mes viteve 1980-1984.

“Beverly Hills Cop”, “Trading Places”, “48 Hrs”, “Coming to America” e “Shrek”, janë vetëm disa nga filmat më të famshëm në të cilët Eddie, morri pjesë.

Cameron Diaz

Cameron Diaz

Cameron Michelle Diaz ka lindur më datën 30 gusht të vitit 1972 dhe po ashtu së fundmi ka dhënë deklaratat e saj se po e braktis aktrimin përgjithmonë për shkak të mungesës së përkushtimit në jetën private.

Në vitin 2013, ajo u emërua aktorja më e paguar mbi moshën 40 vjeçe në Hollywood dhe që nga viti 2018, fitimet në arkat e brendshme të filmave të Diaz arrijnë në mbi 3 miliardë dollarë, me fitimet në mbarë botën që tejkalojnë 7 miliardë dollarë amerikanë, duke e bërë atë aktoren e pestë në SHBA më të paguar ndonjëherë.

Disa nga filmat më të famshëm në të cilët ka luajtur Diaz janë; “Bad Teacher”, “My Best Friend’s Wedding”,”The Holiday”, “The Other Woman”, “Shrek”, “The Mask” e shumë të tjerë.

Këta janë vetëm dhjetë nga aktorët më të famshëm amerikanë të cilët dhanë shumë për artin në dimensione globale dhe u shpërblyen me çmime prestigjioze për punën e tyre në kinematografi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore