Kosova

IKD: Dy kandidatë të Nismës Socialdemokrate, rezultojnë me vepër penale


Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, bëri me dije, të dielën në mbrëmje, se dy nga 110 kandidatë që ka prezantuar Nisma Socialdemokrate, rezultojnë me vepër penale, gjatë tre viteve të fundit.

Duke qenë se IKD-ja, është i vetmi institut, që monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, pasqyroi në mënyrë të detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të Nismës Socialdemokrate.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është dënuar me 2 mijë e 400 euro gjobë, në mars të 2019-ës. Aktgjykim i formës së prerë për “Përdorim i armës” , në mënyrë të paligjshme.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal në Malishevë, Aziz Thaqi, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë, në shtator të 2019-ës. Aktgjykim i formës së prerë për mosraportim ose raportim i rremë, i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, avokati Besnik Berisha, momentalisht ndodhet në një proces gjyqësor. Ai po procedohet për zbulim të fshehtësisë zyrtare.

IDK-ja ka identifikur edhe një kandidatë për deputet, i cili është dënuar, në 2015. Zëvëndësminstri dhe Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, është dënuar me 140 euro gjobë, për lidhje të paautorizuar në shërbime. Ai i ka kaluar tre vite të gjykimit, dhe ka të drejtë të kandidojë.

IKD-ja, vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike. Ka kërkuar nga partitë politike, që të rrisin integritetin e listave zgjedhore, me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.

IKD do të hulumtojë edhe në ditët në vazhdim, për të përmbushur secilin informacion, në lidhje me kandidatët që gjenden në listat zgjedhore të partive përkatëse.

Sipas nenit 29, pika një, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme “personave që janë shpallur fajtor për një vepër penale me vendim të formës së prerë, në tre vitet e fundit , nuk mund të kandidojnë për të qenë kandidat për deputë”.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, më 14 shkurt 2021. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore