Sport

IFAB miraton përdorimin e teknologjisë për pozicionet jashtë loje


Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), organ i pavarur që monitoron rregullat e futbollit ndërkombëtar, ka dhënë dritën jeshile për përdorimin e teknologjisë për të përcaktuar pozicionet jashtë loje të lojtarëve.

Sipas britanikes “The Sun”, teknologjia e re, që ka marrë miratimin nga IFAB, quhet “robo-linesman”.

Në rast se do të këtë miratimin unanim të të gjithë anëtarëve të bordit, në qershor të vitit 2022 do të vihet në përdorim.

Sistemi funksionon përmes një algoritmi, i cili gjurmon 29 pika të caktuara në trupin e secilit lojtar, për të regjistruar pozicionimin e tij në fushë.

Diferenca e gabimit është katër centimetra, duke qenë më i saktë se kamerat e VAR-it.

Kur një lojtar është në pozicion jashtë loje, sistemi dërgon sinjal te gjyqtarët e takimit dhe vendimi merret brenda një-dy sekondave. Në rastin aktual, të VAR-it, atyre u jepet kohë më e gjatë për të vlerësuar një pozicion jashtë loje.

Në shkurt të 2022-it, sistemi do të ketë fazën e testimit të drejtpërdrejtë në një ndeshje miqësore që Chelsea do të luajë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi është që sistemi i ri të futet zyrtarisht dhe të debutojë në Kupën e Botës, Katar 2022. Ndërsa, pritet që Premier League të jetë liga e parë që do ta vërë në zbatim këtë sistem, duke filluar nga sezoni 2023/24.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore