Lajme

IDF: Shkalla e ngadaltë e lëshimit të raketave sugjeron gatishmërinë e Hamas-it për një luftë të gjatë


Shefi i Komandës së Frontit të Brendshëm të Ushtrisë së Izraelit, gjeneralmajor Rafi Milo, thotë se shkalla e ngadaltë e lëshimit të raketave gjatë ditës së kaluar tregon se Hamasi po përgatitet për një luftë të gjatë.

Kështu raporton agjencia “The Times of Israel”.

“Ne kemi identifikuar sjelljen e Hamasit, i cili kupton se po hyn në një luftë të gjatë”, thotë Milo në një telefonatë me gazetarët.

“Hamasi po e menaxhon zjarrin në një mënyrë që është menduar për javë të tëra [luftimi] dhe ata ranë në një shkallë zjarri prej rreth 200-400 raketa në ditë, për t’i lejuar vetes një luftë shumë të gjatë”, thekson ai.

Milo thotë se Hamasi po synon Izraelin qendror një ose dy herë në ditë për të mbajtur shumë izraelitë nën kërcënimin e raketave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore