Ibsen Elezi i është futur me themel garës për kreun e Partisë Demokratike, pasi është rivali i vetëm që Sali Berisha ka përballë.
Mirëpo, paraqitja e platformës së tij nuk po shpaloset sipas pritshmërive që demokrati ka.
Për ditën e sotme, ai kishte programuar një konferencë për mediat, të cilën e ka shtyrë.
Shkaku? Asnjë media nuk ka shkuar në takimin e tij.
“Më vjen keq që t’ju njoftoj se do ta anuloj konferencë për shtyp, sepse nuk është asnjë gazetar i pranishëm”, tha Elezi. “Duhet të ndodhte edhe kjo! Do të kërkoja pasqyrim korrekt të kësaj fushate. Nuk kam dalë si manekin të flas për rrjete sociale apo media, por mendoj që është në dinjitetin e gazetarëve të jenë prezentë”.
Sipas Elezit, kjo është një garë e rëndësishme, por të tjerët po mundohen t’i vënë epitete të ndryshme asaj.
“Disa thonë se unë jam i shitur. Herën e parë që ma kanë thënë, jam befasuar, por sot e kanë kaluar pritshmërinë time”.
Konferencën ndërkaq, ai ka thënë se do ta shtyjë për më 12 maj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Të ‘mbarojmë punë me Rai-n’, pastaj radha për interpelancë me Bardhin, thotë Rama
-
SPAK përfundon hetimet për ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë, dërgon çështjen në GJKKO
-
Tensione sërish te Bashkia Tiranë, protestohet me molotov
-
Prokuroria Elbasan konfirmon se personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
Lajmet kryesore
-
Të ‘mbarojmë punë me Rai-n’, pastaj radha për interpelancë me Bardhin, thotë Rama
-
Tensione sërish te Bashkia Tiranë, protestohet me molotov
-
Amerika autorizon Ukrainën të godasë Krimenë me raketa me rreze të gjatë
-
Rashiç beson se Qeveria do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE