Shqipëria

Ibsen Elezi pretendon se “Rithemelimi” ka shkelur demokracinë


Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka deklaruar se Komisioni i Rithemelimit i ka shkelur premtimet e dhëna gjatë kohës kur ish-kreu i kësaj force politike, Sali Berisha, mblidhte foltoret.

“Kuvendi i 11 dhjetorit ishte shprehje e vullnetit demokratik. Premtimet e foltores për vendosjen e debatit, barazi në garë, eliminimin e kryetarokracisë u shkelën”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, kandidimi për kreun e PD-së, është një detyrim për t’u përballur me fenomenet antidemokratike të të djathtëve.

Mbi këtë premisë, ai ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen me dy javë, për t’i lënë kohë dhe mundësi të kryejë fushatë.

“Si zgjidhje të kësaj situate do të mundohet të paraqes një platformë të thjeshtë që do të çonte PD në zgjidhje të krizës”, përmbylli ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore