Shqipëria

Ibrahimaj: Do të ketë rritje të shpenzimeve në të gjithë sektorët


“Projekt-buxheti është në mbështetje të të gjithë reformave strukturore. Ekonomia shqiptare është rritur më shumë se vendet e tjera të rajonit. Këto nuk vijnë vetë, por si pasojë e reformave të ndërmarra në të gjithë sektorët. Rritja ishte e shpërndarë në gjithë sektorët dhe janë adresuar në të gjithë ata”.

Kështu është shprehur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, për miratimin e projektbuxhetit 2022.

Sipas saj, rritja e shpenzimeve parashikohet në të gjithë sektorët.

“Të gjitha këto do të përcillen në një rritje ekonomike prej 4%. Projekt-buxheti ka disa kryefjalë dhe jo një. Investimet në infrastrukturë, mbrojtje sociale (për shtresat më në nevojë), rritja e produktivitetit në sektorë të ndryshëm do të ketë kryefjalë rritjen e ligjshmërisë”.

Digjitalizimi, sipas ministres, do të jetë i shtrirë në të gjithë sektorët.

“Duam të rrisim eficiencën në administratë, në gjithë Republikën dhe për gjithë shqiptarët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore