Shqipëria

“I vdekur politikisht”, Berisha: Faleminderit Ramës që në panik tha se nuk bashkohemi


“Për të falënderuar Edi Ramën, që në panik tha se nuk bashkohemi. E siguroj që është nder i veçantë. Po vijove kështu, do marrësh përgjigjen e merituar”.

Ishin këto fjalët e ish-liderit demokrat, Sali Berisha, fill pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi Berishën “të vdekur politikisht” në seancën e 21 prillit të Kuvendit të Shqipërisë.

“E para me Saliun nuk kemi asnjë punë, ai është i vdekur tashmë. Me të vdekurin që keni në mes të shtëpisë dhe nuk dini ç’t’i bëni, neve mos na ngatërroni”, tha Rama.

Më tej, ai shpjegoi se, nëse PD-ja i vë përballë Berishën për të diskutuar për emrin e presidentit të ri, atëherë “ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike”.

Gjithashtu Rama iu drejtua edhe Partisë Demokratike (PD), duke i thënë grupit të saj parlamentar se situata në të cilën kjo parti ndodhet, do të përkeqësohet.

“Ju e dini se mua më dalin fjalët. Ja ku po jua them, më keq do të shkoni, vetëm kini durim”, përmbylli Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore