Lajme

I torturuari për 20 vite në burgun e Guantanamos: SHBA duhet të mbajë përgjegjësi


Mansoor Adayfi

Mansoor Adayfi, i cili vjen nga një familje fisnike nga Jemeni, tashmë me banim në Serbi, për 20 vite me radhë u torturua pa reshtur nga gardianët e burgut të Guantanamos.

Ai sapo kishte mbaruar disa kërkime shkencore në Afganistan ku edhe priste të fillonte kolegjin, por në vend të kësaj ai u akuzua se ishte një udhëheqës i grupit terrorist Al-Kaeda, dhe kështu ai u rrëmbye nga komandantët afganë dhe iu dorëzua Agjencisë së Inteligjencës Amerikane (CIA).

Adayfi, i cili u mbajt në një kamp në Afganistan e më vonë u dërgua në burgun e sigurisë së lartë në Guantanamo, nuk dinte shumë për vlerat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ai supozonte se disa parime ishin të njëjta në shumicën e botës.

Ai gjithashtu besonte se do të mbizotëronte sensi i shëndoshë i logjikës, në fund të fundit, si mund të ishte një 18 vjeçar nga Jemeni një udhëheqës egjiptian i Al- Kaidës, kur ai nuk mund të fliste as gjuhën që shumica e pjestarëve të këtij grupi terrorist e flisnin.

Fatkeqësishtë supozimet e tij ishin të gabuar. Ky ishte fillimi i 20 viteve ferr për Adayfin, i cili u mbajt rob në Guantanamo deri në vitin 2016.

“Në fillim, ne nuk kishim të drejta. Ne nuk mund të flisnim, nuk mund të qëndronim, nuk mund të luteshim, madje as të shikonim rojet – ju duhej të ndiqnit urdhrat 24 orë për 7 ditë të javës”, thotë ai, raporton gazeta britanike, The Guardian.

Sipas Adayfi-it, për të mbijetuar në Guantanamo, duhet të keni një sens humori, pasi sipas tij kur ata kishin filluar grevën e urisë, udhëheqësit e burgut e kishin quajtur këtë vepër si akt terroristë, si mund të rrëzojmë këtë superfuqi i cili ka armë bërthamore vetëm me grevën tonë të urisë pyet ai.

Të burgosurit e ulur në një zonë nën mbikëqyrjen e policisë ushtarake amerikane në Guantanamo në janar të vitit 2002.

Adayfi, mendohej se ishte një nga të burgosurit më të rrezikshëm. Avokatët u këshilluan të mos punonin me të pasi që ai konsiderohej se ishte njëri nga paraburgosurit më të këqijtë, jo për shkak të simpative të tij terroriste por për shkak të viteve që ai kaloi duke organizuar të burgosurit për të luftuar për të drejtat e tyre.

Jeta e Adayfi që kur u largua nga Guantanamo ka përfshirë shumë suksese. Ai ka shkruar një libër ka fituar një bursë prestigjioze, ka luajtur në një podcast të vlerësuar me çmime dhe është një avokatë i zëshëm për të drejtat e njeriut në të gjithë botën.

Mansoor Adayfi, i cili mbanë në dorë një fletushk ku kërkon nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ta mbyllë burgun e Guantanamos

Por në Serbi, ku ai jeton ende konsiderohet terroristë. Ai ka pasur të vështirë të bëjë miq sepse njerëzit kanë frikë të shoqërohen me të.

Adayfi, i cili jeton në Serbi nuk e pranon askush në punë, nuk mund të dalë jashtë vendit, bile nuk ka as drejtë të vozitjes e as kujdes shëndetësor.

“Të burgosurve në Guantanamo nuk u jepet privilegji të jenë në gjendje të zgjedhin vendin ku do të dërgohen sapo të lirohen, dhe shumë prej tyre u dërguan në vende ku nuk respektoheshin të drejtat e njeriut”.

Me situatën aktuale në Afganistan, ai shqetësohet se lufta kundër terrorizmit ende nuk ka përfunduar.

“Lufta kundër terrorizmit gjeneron islamofobinë. Besimi ynë interpretohet si terrorizëm”, thotë ai.

Të burgosurit e Guantanamos kanë të drejtë për rehabilitim sipas ligjit ndërkombëtar, por Adayfi, i cili po shkruan tezën e tij universitare mbi këtë temë, është tronditur kur pa mungesën e përpjekjeve nga ana e Amerikës për të rehabilituar të mbijetuarit.

“Të gjithë ne kemi plagë në shpirtin tonë, deformime, nga jeta në Guantanamo. Ne kemi, probleme psikologjike. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shëroheni, por keni nevojë për një mjedis të shëndetshëm, një komunitet të shëndetshëm, një familje, miq, një grua dhe një jetë. Duhet të kesh alternativa”, shton ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore