Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shtetasi G.GJ.


Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar mëngjesin e ditës së shtunë në Durrës.

Shtetasi G.(D).GJ., 43 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Interpol, për veprën penale “Shfrytësim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”.

Për këto vepra penale ai ishte dënuar nga gjykata italiane me 5 vite burg në vitin 2003.

Finalizimi i operacionit u bë në bashkëpunim nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës me Interpol Tirana.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore