Sport

I pandalshmi Haaland, shënon tre gola në pjesën e parë


Erling Haaland po vazhdon me formën fantastike me Manchester City-n.

Norvegjezi shënoi “hat-trick”-un e radhës dhe atë që në pjesën e parë, në ndeshjen që ekipi i tij është duke e fituar me rezultat 3:0 ndaj Nottingham Forest.

22-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 12-të ta takimit pas një asistimi të Pil Foden.

Në minutën e 23-të ai shënoi golin e dytë, duke treguar formën e tij, derisa të tretin e shënoi në minutën e 38-të.

Me këta tre gola, tani Haaland numëron nëntë sosh në pesë ndeshjet e para në Premier Leauge.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore