Sport

I pakënaqur me largimet e futbollistëve, Nistelrooy jep dorëheqje nga PSV Eindhoven


Legjenda e Manchester United, Ruud van Nistelrooy ka dhënë dorëheqje si trajner i PSV Eindhoven.

Vendimi është marrë me efekt të menjëhershëm, pavarësisht fitimit të një dyshe kupe.

Ish sulmuesi i “Djajve të Kuq” kishte ngritur Kupën KNVB këtë sezon, si dhe Johann Cruyff Shield në fillim të sezonit.

Por, trazirat prapa skenave kanë çuar në largimin e “çuditshëm” të tij nga klubi holandez.

Sipas “Bold”, disa lojtarë të PSV ishin të pakënaqur me stilin e menaxhimit nga ana e tij.

Dhe trajneri mbeti i frustruar nga biznesi i transferimeve të klubit në janar, ku u larguan dy lojtarë kyç.

Cody Gakpo nënshkroi për Liverpool-in, ndërsa Noni Madueke iu bashkua Chelsea-t, duke e lënë sulmin e tyre të shkatërruar.

Duket që kjo ka bërë që Nisterlooy të jep dorëheqje të menjëhershme.

Fred Rutten do të marrë përgjegjësinë për ndeshjen e fundit të sezonit me PSV-në që do të përballet me AZ Alkmaar këtë fundjavë.

Neisterlooy e mposhti Ajax-in në finalen e Kupës KNVB në prill, duke fituar me penallti për të ngritur trofeun.

Ai tani do të jetë në kërkim të një pune të re pasi dha dorëheqjen përpara se sezoni të kishte përfunduar në atë që ishte përvoja e tij e parë si trajner i një klubi të madh.

Holandezi është një legjendë në “Old Trafford”, ku ai luajti për pesë vjet dhe nguliti emrin e tij si një nga sulmuesit më të mirë në epokën e Premier League.

Në 219 paraqitje, ish-sulmuesi shënoi 150 gola, përpara se të kalonte te Real Madrid, Hamburg dhe më pas Malaga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore